Ai thotë se e ka pranuar pa hezitim këtë ofertë dhe se do të punojë siç ka punuar me përkushtim deri më tani në funksionet që ka pasur.
Përmes një shënimi në rrjete sociale, Beçi thotë se kjo është një përgjegjësi e madhe, por sfidave të tilla nuk i trembet kurrë. Për të, suksesi më i madh është familja e tij.
Shënimi i plotë
Siç tashmë jeni në dijeni, unë do të jem kandidati i tretë në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Dua t’ju them që në fillim se e kam pranuar pa hezitim ftesën e kryeministrit Rama dhe i jam përzemërsisht falenderues e mirënjohës.
Suksesi im në këto vite të gjata pune në drejtimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e gjatë dy viteve të fundit edhe i KESH SHA, lidhet drejtpërdrejtë me kontributin e secilit koleg e bashkëpunëtorë në realizimin e qindra projekteve për zhvillimin e vendit në disa dimensione. Ndaj mundësia për të kontribuar përmes këtij rrugëtimi e pozicioni të ri, në fakt është vlerësim edhe për ekipin me të cilin kam punuar. I jam falenderues secilit prej tyre. E kam pranuar këtë mundësi të re kontributi duke besuar se njerëzit e orientuar drejt punës e rezultateve munden e do ta çojnë përpara këtë qark. Jam i vetdijshëm që përgjegjësia do të jetë tashmë edhe më e madhe, e di që kjo kërkon shumë punë e përkushtim, por këto gjëra nuk më kanë trembur kurrë.
Gjërat bëhen më të thjeshta kur motivuesit e mbështetësit më të sinqertë i ke në familje, ndaj që sot, në këtë komunikim të pare si kandidat për deputet, dua të falenderoj publikisht Fitoren, Edenjën dhe Edonin. Ju jeni suksesi im më i madh!Do të kemi mundësi me u taku, me folë e me debatu drejtpërdrejtë apo edhe përmes teknologjisë në këtë periudhë prezantimi e fushate, me secilin prej jush që dëshiron t’i bashkohet apo ta kundërshtojë me argument programin tim për qarkun e Shkodrës e veçanërisht për qytetin. Sot dua t’ju them të gjithëve se mund të ketë shumë gjëra që i mendojmë ndryshe, por dashurinë për qytetin dhe dëshirën me e pa sa më shpejt të zhvilluar ashtu siç i takon me qenë e kemi të përbashkët.Në fund, po në fakt të parit që i detyrohem, dua t’i them faleminderit babës tim, Bahrisë, që këtë qytet e mban në zemër. Do bëj çmosin të kontribuoj, në një tjëtër fushë, por me të njëjtin dinjitet, sic bën ai prej gjithmonë!