Kryemadhi -Ramës: Keni futur mjekët në hasmëri me pacientët/ Data jote e skandencës është 25 prilli!

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për mediat iu drejtua Ramës pas deklaratave të fundit të kryeministrit, i cili krahasoi emrat e listës së PS me ato të opozitës.

Kryemadhi tha se listat e Ramës janë humbësi siç është ai vetë, dhe se ka frikë nga emrat e opozitës, të cilët sipas Kryemadhit do të sjellin ndryshimin. Monika Kryemadhi: Do të dëshiroja që këtë komunikim me qytetarët ta bëja pak më parë, menjëherë pas fjalimit disfatik të Ramës, por pas fatkeqësisë që na ndodhi, të vdekjes së shokut tonmë Eno Laço, unë isha e detyruar dhe kisha oblikim moral dhe njerëzor të zhvilloja ceremoninë mortore të tij dhe për t’u përshëendetur me të për herë të fundit. Sepse Eno ishte miku ynë që në themelimin e LSI. Familja e tij dhe ne do ta ndjejmë mungesën e tij.

Tashmë do t’i përgjigjem Ramës, që sot shfrynte e turfullonte e shkumëzonte nga inati sepse përfaqësonte një listë humbëse dhe na kishte ne përballë, listën e opozitës, listën fituese. Sot shihnim Ramën që si balerin vallëzonte në bunkerin e tij dhe kishte kapur rolin e belidencerit. Po ju kujtoj për garimin dhe konkurencën që bënte mes figurave të tij dhe atyre të opozitës. Si gjithmonë një njeri që ka probleme psiqike e gjen ilaçin për sëmundjen e tij duke bullizuar të tjerët.

Meqënëse e nisi me starin e pandemisë, Manastirliun, të cilën e njoh shumë mirë, dhe vetë pseudonimin ja ka vënë Rama luleshtrydhe, i them pyet qytetarët shqiptarë që dhe sot paguajnë mbi 3000 euro për ilaçet e kovid. Pyet infermierët që e kanë të pamundur t’u shërbejnë pacientëve dhe i ka futur në hasmëri me familjarët e tyre. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria nuk ka pasur shëndetësi kaq të rrënuar dhe të shkatëruar. E vazhdojmë me Etildën që të na shpjegojë lidhjet me lojërat e fatit, e di shumë mirë ajo dhe familja e saj. Të vazhdojmë me Belinda Ballukun dhe linjat e saj 3D apo me Evis Kushin që po e çon arsimin shqiptar drejt tjetërsimit të gjuhës shqipe. Arsimi shqiptar është arsimi për të cilën fëmijët shqiptarë nuk kanë pse të mësojnë gjuhë tjetër, përveç atyre të miratuara në Konventë, që janë anglishtja, italishtja, frengjishtja dhe gjermanishtja.

Edi Rama e di shumë mirë që shumë shpejt arsimi shqiptar nuk mund të jetë peng i strukturave pa identitet të Lindjes së Largët. Pse lista e Ramës është listë humbëse, sepse vetë Rama është një humbës. Rama u rriti shqiptarëve taksat mbi pagat. Rama rriti çmimin e energjisë elektrike, të bukës. Rama ka frikë nga lista e LSI sepse ka frikë nga vendet e punës që krijojmë ne. Ka frikë nga shëndetësia cilësore që do t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë. Ka frikë nga LSI sepse nuk bën dot kompromis me të, sepse janë 2 qendrime të ndryshme. Në 25 prill do të të bëhet goli nga porta në portë, dhe s’ke për ta marrë vesh kurrë. Janë socialistët ata që do ta bëjnë golin më të madh. Data jote e skandencës është 25 prilli. Do kesh të gjitha televozionet rreth teje, policinë, OF, SPAK-un, por nuk ke me vete të rinjtë dhe gjithë popullin shqiptar,sepse ke 8 vjet që i gënjen. Ke gënjyer pensionistët që në 8 vjet nuk ia ke ngritur pensionin. Gënjeve të rinjtë që iu premtove 300 mijë vende pune. Mashtrove policinë që i degdise rrugëve me rroga qesharake duke i detyruar të lakmohen nga lekët e krimit. Mashtrove familjen tënde që i them jam burrë i mirë, por ti je thjeshtë një burrë humbës, do të mbahesh mend si njeriu që shqiptarët e tërhoqën zvarrë në 25 prill. Me votë Edi Rama.

 

Zjarr Tv Ad