Një Boeing 707 i Forcave Ajrore në Iran është rrëzuar në një zonë të banuar. Nga përplasja dhe shërthimi i aeroplanit në flakë kanë vdekur 15 nga 16 personat në bord, raporton Russia Today. I mbijetuari i aksidentit të rëndë është gjetur dhe është dërguar në spital. Ushtria iraniane njoftoi se aeroplani u rrëzua në aeroportin e Karajit, në perëndim të Teheranit. Boeing u nis nga Bishkek, Kirgistan dhe po dërgonte mish në Iran.
Aeroplani duhej të ulej në aeroportin e Payam të Karajt, por piloti e ngatërroi një aeroport tjetër që ndodhej afër tij, atë të Fath, i cili nuk është i përshtatshëm për avionët që transportojnë ngarkesa. Si pasojë, piloti humbi kontrollin e aeroplanit, që doli jashtë pistës dhe goditi muret që ndanin aeroportin nga zona e banuar. Ai u coptua dhe shpërtheu në flakë.