Afera e inceneratorëve/ Denoncimi i PD: Klodian Zoto dhe Stela Gugallja përfituan dje 3 herë brenda ditës nga 627 mln lekë nga Belinda Balluku

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka denoncuar sot se Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë përfituar vetëm dje nga 3 herë nga  627 mln lekë nga Belinda Balluku. Ne një dalje për mediat, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi tha se po lobohet shumë me qëllim për të varrosur aferën e inceneratorëve, por deklaroi se duke nisur që sot do të dalin publikisht për të drejtuar 5 pyetje që lidhen me këtë aferë.

Deklaratë e Anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi: 

“Po lobohet shumë për të varrosur aferën e inceneratorëve që ka gëlltitur qindra miliona euro dhe vazhdon ti marrë shqiptarëve miliona të tjera. Publiku duhet ta dijë se me PD është rikhtyer opozitarizmi. Së bashku me ekspertë të tjerë, duke filluar që sot do të dalim cdo ditë për të bërë 5 pyetjet për inceneratorët. Për këtë arsye, unë ose ekspertë të tjerë të mjedisit, ligjit, antikorrupsionit, apo eksponentë të Partisë Demokratike, duke filluar që sot, do të dalim çdo ditë në këtë foltore për të bërë “pesë pyetje për inceneratorët”.

E fillojmë me një fakt tronditës për ne, por një vjedhje rutinë për ata. Klodian Zoto & Stela Gugallja përfituan dje në kontot e tyre bankare, 3 herë brenda ditës nga 627 milion lekë nga Belinda Balluku. Para dy ditesh ishte Erion Veliaj që i ‘qerasi’ me 878 milionë lekë.

Ja edhe pesë pyetje të thjeshta:

  1. Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Fierit nuk funksionon, Edi Rama dhe Belinda Balluku derdhën dje, me 1 Gusht 2022, 3 herë nga 627 milion lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljes?
  2. Pse, edhe kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, si për Zoton dhe Gugalljan, në llogaritë e tyre vazhdojnë të derdhen qindra miliona lekë?
  3. Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Tiranës është imagjinar, ende nuk i janë hedhur as themelet, Erion Veliaj çon 878 milionë lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljas?
  4. Pse SPAK nuk sekuestron produktet e korrupsionit të Edi Ramës?
  5. Pse, kur na thuhet se nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimeve për shtresat në nevojë; nuk ka lekë për të pastrehët nga tërmeti; nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e cmimit të naftës dhe ushqimeve; paska qindra miliona lekë për partnerët e Edi Ramës, si Klodian Zoto e Stela Gugallja, me urdhër arresti ndërkombëtar?

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Edi Rama. Ne kemi një përfundim: të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNE PARATE SE BASHKU. Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?

Deklara për mediat e Jamarbër Malltezi.

Zjarr Tv Ad