‘Afera e Portit të Durrësit’/ Vasili: Qeveria e tmerruar, fshihet nga kërkesa për informacion!

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se qeveria po bllokon dhe i fshihet kërkesës zyrtare për informacion. Ai pohoi se prej dy muajsh nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për këtë projekt.

Statusi i Vasilit

Afera e portit te Durresit, Qeveria e tmerruar bllokon dhe i fshihet kerkeses zyrtare per informacion!

Qe rreth dy muaj me pare i jam drejtuar me leter zyrtare Ministrise se Infrastruktures dhe Trasportit dhe per dijeni Edi Rames per te zbardhur te verteten e Portit te Durresit.

Asnje pergjigje nga Qeveria!

️️Çfare fshehin?

Pse kane kaq frike qe te pergjigjen?

Cila eshte e verteta per kete afere mostruoze?

Edhe sa kohe mendojne se mund te fshihen?

Qeveria ne menyre te fshehte, mafioze dhe pa asnje trasparence po perpiqet te rrembeje, kete aset strategjik te nje rendesie te jashtezakonshme kombetare siç eshte Porti i Durresit.

E kane te kote, e verteta do dale shume shpejt ne shesh dhe kot genjejne veten se keshtu ne heshtje dhe pa u ndjere do te rrembejne miliarda euro.

E verteta po del, kini mendjen…!

Ja pyetjet drejtuar Qeverise ne kerkesen time zyrtare:

A është dhënë statusi i investitorit strategjik?

Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status?

Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group” ?

Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur?

A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?

Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?

Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?

Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti?

Në këtë periudhë të ndërmjetme pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe Portit tregtare nga ana tjetër, ku do jetë vendodhja e funksionimit të Doganës portuale Durrës?

Ndërtimi i Portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do kërkohet një tjetër borxh?

Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit Evropian për këtë projekt?

Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë komunikimi zyrtare me Bashkimin Europian për këtë projekt.

P.S.Me poshte Dokumenti zyrtar i kerkeses se informacionit.

Zjarr Tv Ad