Luljeta Bozo nuk e mbështet plotësisht protestën e pedagogëve për rritja pagash: Të vrasin mendjen, duhet të jenë edhe shkencëtarë

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PS, Luljeta Bozo si një akademike me eksperiencë 58 vjeçare, ka komentuar peticionin dhe kërkesat e pedagogëve të universiteteve që janë ngritur në protesta për rritje të pagave dhe fondeve për kërkimin shkencor.

Në një intervistë për Top Channel, deputetja tha se e mbështet idenë se pedagogët duhet të kenë një trajtim më të mirë ekonomik.

“Janë disa problem që nuk ka lidhje as e majta as e djathta, arsimi është i të gjithëve”, shprehet Bozo.

Por duket se ajo është në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama se jo të gjithë pedagogët duhet të paguhen njësoj, por të vlerësohen në bazë të performancës dhe t’i rrisin rrogën vetes.

“Pedagogu nuk duhet të jetë vetëm mësimdhënies por edhe shkencëtar. Të vrasin mendjen, të ulen e të bëjnë projekte!”, deklaroi Bozo për TCH.

Zjarr Tv Ad