Afera me inceneratorët, Meta: Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë, miliona euro vidhen me firma të falsifikuara

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me skandalin e inceneratorëve dhe falsifikimin e firmave të qytetarëve që nuk jetojnë më. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se ndërsa për të marrë pensionin pensionistëve u kërkohet që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Presidenti shton se vetëm lufta kundër kapjes së shtetit, mund të parandalojë falimentimin e Shqipërisë dhe sipas tij koha nuk pret.

Postimi i Metës:

”Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!”

Zjarr Tv Ad