Agim Xhafka: E dua Berishën sepse dua Amerikën, ia doli të na fusë në NATO, të na heqë vizat për qarkullim të lirë në Europë, të sjellë çdo vit mbi 1 miliard euro investime të huaja…

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sepse jemi të dy shqiptarë dhe afër menç që Berishën e quaj vëlla, ndërsa Blinken psh e thërras “sir”. Sepse ka qenë në vitin ‘90 në krye të protestave për shembjen e murtajës komuniste. Mjafton kaq të them që ai ka qenë heroi im. Dhe jo vetëm imi. Donte guxim mitik ai vit. Sepse qeverisi mes tallazeve dhe ia doli:

Të na fusë në NATO, Të na heqë vizat për qarkullim të lirë në Evropë. Të sjellë çdo vit mbi 1 miliard euro investime të huaja. Sepse sa herë shkoj në Prishtinë uroj Berishën, siç e uroj sa herë derdhen në Rrugën e Kombit drejt bregdetit shqiptar lumenjtë me turistë kosovarë. Sepse mësova ç’është liria. Nga shkrimet e tij në diktaturë e nga fjalimet në demokraci. Sepse ndërsa partia e Ruçit më ushqeu qysh kërthi me urrejtje ndaj Dajë Samit, Berisha më mëkoi me dashuri për Amerikën. Sepse shpëtoi Kosovën nga copëtimi, nga kafshimi i kufijve.

Sot ky kollos gjendet i tronditur nga emërtimi amerikan, i padëshiruar. E siç ndodh në të tilla raste ka plot ngazëllim mes shqiptarëve. Sidomos mes atyre që kur bënin qitje në zborin ushtarak te tabela si shenjë vendosnin presidentin e USA. Ndërsa Rama jeton heshtjen pështymore. Se kuptohet roli i tij, furnizues i DASH me shashka informatash. Hesht dhe ysht veglat e tij të shajnë e të përçmojnë legjendën. Por, siç pritej, dënimi nuk ia arriti qëllimit. Në masë shqiptarët çfarë u tha dhe u përkthye nga anglishtja nuk bindi njeri. Se akuza nuk ngjiti. Siç mund t’i thuash një notari, ti nuk di not. Shqiptarët për Sali Berishën kanë kritikat e veta. E dinë ku gaboi, por asnjëherë nuk e përfolën për korrupsion. Personalisht atë. Veç Rama, Veliaj i ranë asaj daulleje me kulmin e heqjes së fëmijës nga Griselda!!!

Rama duhet të mos heshtë. Të flasë dhe të kritikojë DASH që ia ka futur kot. Nuk fiton pikë duke goditur nën brez Berishën. Duke e mbrojtur atë Rama shfaqet si shtetar dinjitoz, si patriot i madh. Le ta bëjë jo për Saliun se ai s’ka bërë asnjë faj, por për atdheun. Nga që prej ditës së Twitterit të Blinken Shqipëria po shfaq mosbesim në rritje ndaj Amerikës. Ky vend thuajse i amerikanizuar po bie jo në antiamerikanizëm, por në indiferencë ndaj USA-ve, madje në mospërfillje.

Po ndodh si me dënimin e mësuesit tim të letërsisë në gjimnaz. Donte atëherë partia e Ruçit, sot e Ramës, ta njolloste. Ngaqë nuk kishin prova e akuzuan armik i egër që donte të pushtonte komitetin e partisë!!!

Korçarët qysh atë ditë i quajtën, gomerë ata që thurën një akuzë të tillë. Edhe sot u lodhën me sajime, me shpifje, me trillime, por asgjë nuk ngjiti. Se ai është Sali Berisha, o të mjerë. Ka aq vepra sa akuzat vetiu bien, rrëzohen. Nuk mbajnë nga që ngjiten… me pështymë…

 

Zjarr Tv Ad