Agjencitë qeveritare amerikane goditen nga një sulm kibernetik global, rusët pretendojnë se e kanë bërë ata

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjenci të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë goditur nga një sulm kibernetik global. Mediat amerikane thonë se hakerat kanë shfrytëzuar një “dobësi” në softuer për të realizuar sulmin e tyre.

Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës “po ofron mbështetje për disa agjenci federale që kanë përjetuar ndërhyrje” që prekin softuerin e cenueshëm të shfrytëzuar nga hakerët, tha Eric Goldstein, ndihmës drejtori ekzekutiv i agjencisë.

“Ne po punojmë urgjentisht për të kuptuar ndikimet dhe për të siguruar riparimin në kohë”, ka shtuar ai. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse hakerat përgjegjës ishin një grup ransomware që fliste rusisht.

Një zëdhënës i CISA nuk kishte asnjë koment kur CNN pyeti se kush e kreu hakimin e agjencive federale dhe sa prej tyre janë prekur.

Bëhet fjalë për një fushatë të përhapur hakerimi që filloi dy javë më parë dhe që ka goditur universitetet e mëdha amerikane dhe qeveritë shtetërore. “Lojërat” e hakerave shtuan presionin mbi zyrtarët federalë, të cilët janë zotuar se do të godasin sulmet e ransomware-ve që kanë penguar shkollat, spitalet dhe qeveritë lokale në të gjithë SHBA-në.

Universiteti Johns Hopkins në Baltimore dhe sistemi shëndetësor i njohur i universitetit thanë në një deklaratë këtë javë se “informacione të ndjeshme personale dhe financiare”, duke përfshirë të dhënat e faturimit shëndetësor mund të jenë vjedhur.

Një grup hakerash rusisht-folës i njohur si CLOP javën e kaluar pretendoi autorësinë për disa nga hakimet, të cilat kanë prekur gjithashtu punonjës të BBC, British Airways, gjigantin e naftës Shell dhe qeveritë shtetërore në Minesota dhe Illinois, ndër të tjera.

Hakerët rusë ishin të parët që shfrytëzuan cenueshmërinë, por ekspertët thonë se grupe të tjera tani mund të kenë akses në kodin e softuerit të nevojshëm për të kryer sulme.

Zjarr Tv Ad