KQZ rrëzon kërkesën “Bashkë Fitojmë”, Belshi u mbetet socialistëve

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Belsh.

Bashkinë Belsh e fitoi kandidati i Partisë Socialiste, Arif Tafani me 4,537 vota kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Bedri Qypi me 4497. Diferenca mes dy kandidatëve ishte 60 vota.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” iu drejtua KQZ-së me një shkresë më datë 18 maj, ku pretendoi se kishte paligjshmëri për rezultatin e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës dhe të Belshit.

Në kërkesë u pretendua se fati i kryetarit të ri në këto 2 bashki, u zgjodh nga kutia e votimit të burgut.

Ndërkohë Kolegji Zgjedhor urdhëroi sot përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.

Zjarr Tv Ad