“Ore ti dole si karavidhe”, Ylli Rakipi nxehet keq me Bejkon: Pas 30 vjetësh e more vesh që të gënjeu Sali Berisha?

0
648
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe moderatori Ylli Rakipi ka debatuar mbrëmjen e sotme me demokratin Roland Bejko, kandidat i PD në zgjedhjet e 14 Majit për Bashkinë e Tiranës. Shkak u bë rezultati i zgjedhjeve dhe procesi ku ka hyrë Partia Demokratike aktualisht.

Teksa flisnin në emisionin “Të Paekspozuarit” për rikthimin e Lulzim Bashës në PD, Bejko u shpreh se më 29 korrik demokratët do të votojnë në Pallatin e Kongreseve, një anëtar një votë, për kryetarin e ri.

Kjo e nervozoi dhe më tepër drejtuesin e emisionit, Ylli Rakipi.

Debati:

Roland Bejko: Misioni juaj është ta banalizoni.

Ylli Rakipi: Po pse e kemi ne këtë mision?

Roland Bejko: Interesat tuaja, puna juaj.

Ylli Rakipi: Kemi ne interesa me Sali Berishën?

Roland Bejko: Mendoj se po.

Ylli Rakipi: Sali Berisha i pari dhe ju të fundit, i vutë flakën kësaj partie.

Roland Bejko: Ne jemi kontributorë, 32 vite nuk jemi bërë pis.

Ylli Rakipi: Dhe pas 30 vjetësh të gënjeu Sali Berisha? Dhe ti më vjen këtu dhe më thua pas 30 vjetësh se të paska gënjyer Saliu. Ore 30 vjet ti ishe me Sali Berishën.

Roland Bejko: E do si parti, apo si personale? Po e do si personale ti i ke botuar shkrimet e mia te Albania, te Rilindja, te Panorama.

Ylli Rakipi: Jo nuk e kam personale. Ti ke marrë përsipër të manipulosh një situatë për të vrarë përfundimisht një parti politike. Saliu ka zgjatur i pari koburen, ti je i fundit për të vrarë Partinë Demokratike. Jo ti personalisht. Ti mbron një bandë që e ka sjellë Saliu edhe atë, Lul Bashën.

Roland Bejko: E ke gabim.

Ylli Rakipi: Po e kam gabim dhe ti ke të drejtë. Dhe kam interesa unë. Për kë kam interesa?

Roland Bejko: Saliu na gjeti që në dhjetor ’90 në parti, sa për dijeni.

Ylli Rakipi: Nuk po të akuzon njeri ty. Ne po themi se ke marrë përsipër…

Roland Bejko: Ai është gjallë aty nga pompimet që i keni bërë ju, duke i kthyer studiot në foltore.

Ylli Rakipi: Ne? Ne s’kemi lënë gjë pa i thënë Sali Berishës këtu, që të ka marrë koka erë.

Roland Bejko: Po kur humbi zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Po pse çfarë t’i thosha, ta sulmoja dhe ta vrisja si puna jote që të mos merrte vota Saliu, se ti merrje këtë (i bie bërrylit). Të mos merrte Saliu dhe t’i merrte 100 për qind votat Edi Rama? 500 mijë shqiptarë bashkë me Ilir Metën.

Roland Bejko: Jo mo jo se morëm votat që i dhamë ne, që s’i vumë ne kandidatë.

Ylli Rakipi: Po në Tiranë, sa është përqindja jote më Këlliçin, meqë të mori në rrethe? Ti s’ke këshill kombëtar ndaj zihesh me Gaz Bardhin. Nuk ke çfarë të mbledhësh.

Roland Bejko: Po s’ke, Gaz Bardhi të japë dorëheqjen.

Ylli Rakipi: Dhe e di pse e zgjedh Lul Bashën në datën 29? Që të mos ketë njeri në Tiranë fare dhe të mblidheni ju 30 vetë dhe të zgjidhni Lul Bashën.

Roland Bejko: Do të votojmë me parimin një anëtar, një votë.

Ylli Rakipi: Një anëtar një votë, si te Pallati i Kongreseve? Nuk mund të më gënjesh këtu mua.

Roland Bejko: Unë mund të mendoj gabim, por nuk gënjej.

Ylli Rakipi: Mendimin tënd e kam parë. Ti vajte dhe dole në Tiranë dhe dalja jote në Tiranë është si karavidhe. Ore, çfarë more ti në Tiranë, se po na çmend?

Zjarr Tv Ad