Agron Gjekmarkaj: Basha lider i vërtetë që i tregoi vendin Berishës

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive deputeti Gjekmarkaj u shpreh se Partia Demokratike është ndarë nga e shkuara dhe se sipas tij, protesta e 8 janarit thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha tregoi edhe njëherë vendim e drejtë nga kryedemokrati Basha. Madje zoti Gjekmarkaj theksoi se tek kreu i PD Basha ka parë një njeri i cili nuk trembet dhe që nuk ka frikë, kjo sipas tij është një tjetër arsye që tregon se Basha është i vendosur për të shkuar drejt fitores.

“Revolucionin paqësor e pamë në datën 8 janar, i cili ishte me ngjyra të forta kriminale. Sa i përket Presidentit ai është mbi palët dhe nëse dihet të shqetësohet për çështjet e brendshme. Çështjet e PD zgjidhen brenda për brenda. Ne e kemi zgjedhur liderin tonë , në mënyrë masive Lulzim Bashën. Shpeshherë unë kam qenë kritik ndaj Bashën, por kam parë një njeri që nuk ka frikë. Ndarja me Berishën e ka bërë Bashën më të fortë dhe më të vetëdijshëm , më cilësor në raport me kohën. Është vërtetë momenti final i ndarjes nga e shkuara. Kanë menduar se do të frikësohet se do të ikë, por janë befasuar se kanë gjetur një njeri rezistent që nuk ka frikë. Një njeri që nuk ka frikë është i vendosur ta udhëheqë partinë drejt fitores”, deklaroi ai.

Më tej Gjekmarkaj u shpreh besimplotë se PD do të ringrihet dhe do t’i prijë demokratët drejt fitores.

“Basha më ftoi 2 ditë para Këshillit Kombëtar dhe më pas u votua. Nuk ka ndjerë asnjë xhelozi. Kam marrë urime, por secili prej kolegëve e di që ky është një moment i vështirë. Komunikimet me të përjashtuarit i ka pasur para se të ndodhte 9 janari. PD do të ringrihet së shpejti do të jetë luftarake dhe kam besim se PD do të udhëheqë demokratët drejt fitores. Sot dikush mund të qeshë, por kjo është dialektika e kohës. Ndërsa në Parlament zhvillohet beteja politike”, nënvizoi Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad