Agron Gjekmarkaj flet nga zyrat e Kuvendit në emër të selisë blu

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD Agron Gjekmarkaj është takuar sot me ambasadorin e Austrisë Christian Steiner.

Gjekmarkaj ndaj momente nga ky takim, për të cilin shkruan se ishte një bashkëbisedim konstruktiv e tejet miqësor mbi sfidën e madhe të shqiptarëve atë te integrimit europian.

Po kështu sipas tij, zhvillimet në Partinë Demokratike, ishin po ashtu temë diskutimi mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur, principet demokratike, venomet legale, vlerat dhe aleancat me botën perëndimore mbi të cilat ajo është themeluar.

“Takim mbresëlënës sot me Ambasadorin e Republikes Federale Austriake Christian Steiner.

Një bashkëbisedim konstruktiv e tejet miqësor mbi sfiden e madhe të shqiptarëve atë te integrimit europian si një finalizim i kahershem per kthimin e vendit tonë tek rrënjet dhe identiteti i vet historik.Austria ka qënë gjithmonë në anen e kombit tonë.

Ne i referohemi shpesh së kaluares po jo gjithmonë me të njëjten deshire.Kur kujtojmë lidhjet dhe ndihmen në shtetformimin tonë e po aq kontributin në dispilinat albanoligjike, emocionohemi me mirënjohje.

Zhvillimet në Partinë Demokratike, ishin po ashtu temë diskutimi mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur,principet demokratike, fenomet legale,vlerat dhe aleancat me botën perendimore mbi të cilat ajo është themeluar. Nuk mund të ketë demokraci të fortë pa një opozitë të tillë. Po kaq e vura në dijeni shkelqesinë e tij për të gjitha perpjekjet që PD bën për reformat, sundimin e ligjit dhe standartet demokratike shpesh të rrezikuara”, shkruan Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad