Revoltë para SPAK, Edmond Budina: Ne nuk do të ndalemi derisa kjo bandë të shporret nga pushteti

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Godina e SPAK-ut është rrethuar sot në shenjë revolte si asnjëherë me pankarta, në të cilat janë shfaqur të gjitha kallëzimet që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kundër qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Regjisori i njohur Edmond Budina rrëmbeu mikrofonin i pari në protestën që ka nisur për të dhënë mesazhin se aktivistët kurrë nuk do të dorëzohen në fushatën e tyre për ta ndërtuar Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Budina tha lidhur me këngën me të cilën nisi protesta:

“Ky është një himn që ne i kemi bërë Teatrit, dhe sot jemi këtu mbas një kohe kaq të gjatë për të treguar se ne si qytetarë të këtij vendi nuk do ta ulim kokën, nuk do të përkulemi përpara dhunës së pushtetit, dhunës së mafies. Këtu ne kemi rreshtuar sesa kallëzime kemi bërë. Mund të thotë dikush se keni bërë shumë dhe nuk duhet të bëni kaq shumë.

Jo, ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë jo vetëm këtu brenda vendit, por edhe jashtë vendit, derisa e drejta qytetare të fitojë, derisa kjo bandë që ka zaptuar pushtetin, të shporret dhe derisa Teatri Kombëtar të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte!”

Zjarr Tv Ad