Agron Shehaj: Kompania e lidhur me Gjiknurin mori 100 mln euro tendera

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas zvogëlimit të hapësirës së Parkut Kombëtar të Butrintit qëndrojnë resortet turistike. Denoncimi bëhet nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, sipas të cilit, kompania “Alb Star” ka marrë statusin e investitorit strategjik për të fshehur gjurmët e ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

“Provat dhe faktet e denoncuara publikisht nga media, por edhe dokumentet zyrtare, hedhin dyshime të forta se arsyeja kryesore për zvogëlimin e zonave të mbrojtura, janë interesat private ekonomike të njerëzve me pushtet ose klientëve të lidhur me qeverinë. Ky që kam në dorë është një vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili mban datën 10 qershor 2021. Citoj tekstualisht vendimin: Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin resort turistik me 2, 3 dhe 4 kate me parkime nën tokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë dhe me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Albstar sh.p.k.’ dhe ‘Andi sh.p.k.’. Vendndodhja është në Sarandë dhe më saktësisht është pjesërisht në parkun e Butrintit”, tha ai.

Nga Parlamenti, Shehaj u shpreh se resorti do të ndërtohet brenda parkut të Butrintit, i dhënë me koncesion pak kohë më parë nga ana e qeverisë shqiptare.

Tani që ta kuptojnë edhe qytetarët, bëhet fjalë për projektin ‘Manastir Resort’, i cili do të ndërtohet në parkun e Butrintit, që në fakt tani duhet thënë në ‘ishparkun e Butrintit’, sepse Rama dha lejen e ndërtimit në një toke brenda parkut të Butrintit, një vit më vonë, po prapë me firmën e tij, Rama e zvogëloi parkun e Butrintit për të nxjerrë jashtë parkut tokën ku do të ndërtohet resorti. Nuk e përmenda pa qëllim lejen e parë të ndërtimit. Sepse ajo fakton qartë se kush qëndron me të vërtetë pas resortit në Butrint. Është kompania ‘Albstar’ dhe kompania ‘ANDI sh.p.k.’. Kjo e dyta zotërohet Andi Gjiknuri, i afërm i ish-ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad