Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja, në një postimi ironizon analistin e njohur Mustafa Nanon.
I gjithë debati ka nisur pas një video që qarkullon në rrjetet sociale, ku një i ri në një lokal të Tiranës, ironizon ezanin, ndërsa Nano dje në një postim i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, duke thënë se i riu që bëri humor është ‘zhdukur”, gjithashtu edhe pronarët e lokalit. Kalaja ishte i pari që ndau videon e të riut dhe denonconte aktin, dhe më pas reagimet nga besimtarët myslimanë ishin të shumta.
Së fundmi, imami ka ironizuar Nanon teksa shkruan “e nisi si Mustafa në atë fillim sa ishte idealist. Degradoi në Muç kur filloi të tallet me vëllezërit tanë kosovarë e të shprehë dashuri për serbët”.
“l-Mustafa-Il-Muç- III…? E nisi si Mustafa në atë fillim sa ishte idealist. Degradoi në Muç kur filloi te tallet me vëllezërit tanë kosovarë e të shprehë dashuri për serbët.
Që kur po merret me hoxhallarë e me fe me Kuran me ferrexhe etj etj?! Ku ka degjenuar emri i tij ?!” shkruan Kalaja ndër të tjera.