Ahmetaj bën deklaratën: Ja çfarë ka ndodhur në 31 gusht të 2017, kur u firmos Inceneratori i Tiranës

0
385
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj ka bërë së fundmi rrëfimin e tij të dytë për skemën korruptve të inceneratorit të Tiranës, ku ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë si trurin e inceneratorëve dhe pronarin faktik së bashku me Erion Veliajn.

Ahmetaj për Syri Tv ka thënë se ka kundërshtuar ndërtimin e inceneratorin e Tiranës dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur Edi Ramës në 31 gusht 2017.

Biseda në studio:

Peka: Çfarë i keni thënë…

Ahmetaj: Nuk ka rëndësi, pyeteni ta kujtojë. E treta, çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në 31 gusht u firmos Tirana. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Çfarë ka ndodhur me aktorët. A mund ta pyesni këtë kryeministrin e drejtësisë së re, pyeteni të ju kthejë përgjigje. Zero me Elbasanin.

Peka: Zero komunikim për Elbasanin, zero për Fierin

Ahmetaj: Për Fierin, investim publik në fazën fillestare të investimit publik, jo të procedurës kam biseduar me të në korridor të kryeministrisë.

Peka: Po për Tiranën…

Ahmetaj: Për Tiranën janë letrat, refuzimi. Po, janë letrat.

Peka: Kur e keni refuzuar, çfarë ju ka thënë…

Ahmetaj: Çfarë të më thotë, kush ka punuar me mua që pastaj del në ekran dhe thotë, ai ska folur, ka heshtur, e di shumë mirë që nuk më mbyllet goja. Madje në një moment i kam thënë, edhe publikisht që, ndoshta doja do të jetë dhe armiku im. Nuk më mbyllej goja për këto gjëra.

Peka: në fakt kjo është pjesa më interesante. Ja çfarë keni thënë përpara se të fillonte ky sulm prej Edi Ramës ndaj jush. Zero komunikim për Elbasanin dhe komunikim me shkresa për Tiranën ku keni refuzuar. Keni thënë, nuk isha unë atë fuqinë madhore të firmosja 17 vkm brenda ditës.

Ahmetaj: E dini pse e kam thënë atë? Jo për të bërë fajtor dikë, apo këdo, unë e kam thënë për ti treguar Edi Ramës dhe SPAK që kam qenë jashtë procedurës dhe që procedura është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegjiale me vendim të Këshillit të Ministrave. Për çfarë i vijnë vërdallë Elbasanit. Ka dy teori interesante konspiracioni. Kur ka teori konspiracioni të pavullnetshme dhe të vullnetshme të promovuara dhe sponsorizuara e vërteta fundoset, nuk ka më vlerë. Ku është bazuar e gjithë kjo historia e Ben Ahmetaj dhe inceneratorëve. Te njohja ime me Mirel Mërtirin. Tani kur dalin letrat unë e kam refuzuar inceneratorin e Tiranës. Sa për dijeni, pyesni dhe prokurorët, pyesni dhe Belinda Ballukun, kanë dalë me humbje kompanitë dhe te Fieri e Elbasani. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Kjo bullshit që këta thonë nëpër ambasada, nëpër media, jo po fjetja atje, fjeti këtu, fjetën bashkë apo veç, nuk ka lidhje fare. E nuk ka lidhje fare me akuzat që bëjnë. Të them dhe stilin e akuzave. Unë kam marrë dhe prevaluar në varësi të interesit publik, pavarësisht miqësisë së dikurshme që kisha me një njeri normal, që nuk është pronari i inceneratiorit të Tiranës. Ja kanë marrë, ata djem janë masakruar. Ata janë përdorur edhe nga SPAK në mënyrë ilegale. Herën e tretë do të nxjerr se për veset e mia imagjinare kanë përdorur komunikim ilegal mes Altin Dumanit dhe inceneratorëve. Ta zgjidhë vetë Altin Dumani, se si e ka bërë këtë gjënë. Këtë e ka me veten dhe me publikun një ditë. Si ka mundësi që kërkohet kjo gjëja, nga e ka ditur Altin Dumani, për pseudo sajesa vesesh. Edhe po ti kisha veset, unë në punën time zyrtare …

Peka: Altin Dumani po ju heton edhe për sjellje të pahijshme…

Ahmetaj: Besoj tani në qëllim të angazhimit që ka marrë ndaj uzurpatorit në reformën në drejtësi të Edi Ramës, indirekt Erion Veliajt, indirekt dhe Belinda Ballukut dhe Ulsi Manjës, të bëjë salto mortale.

Zjarr Tv Ad