Ahmetaj i shpallur në kërkim për inceneratorët, Kuvendi merr vendimin e minutës së fundit për ish-ministrin

0
424
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti ndërpreu të gjitha pagesat dhe shërbimet mbështetëse ndaj ish zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.

Krahas pagës mujore, ndaj Ahemtajt janë ndërprerë edhe pagesat e karburantit, telefonit, dietat, qiratë mujore, hotelet dhe pagesat ekstra për komisionet parlamentare. Ligjërisht Ahmetaj vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe rregullorja parlamentare nuk e parashikon një masë të tillë, megjithatë ky vendim u mor për shkak të shmangies së tij nga drejtësia.

Ish ministri i financave Arben Ahmetaj është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar. Prokuroria e Posaçme përmes një shkresë zyrtare i kërkoi Interpol Tiranës të shpallë kërkim ndërkombëtar Ahmetajn për tre akuza, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe për “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Më 14 korrik, SPAK kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit për ish ministrin, për ti hapur rrugë në këtë mënyrë hetimit. Në një seancë të posacme, Kuvendi miratoi me 117 vota pro heqjen e mandatit të Ahmetajt.

Zjarr Tv Ad