Ahmetaj u përgjigjet akuzave të opozitës: Ju i sollët skemat piramidale, ne po përballojmë krizën me një sërë paketash

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka folur ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit ku i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me situatën ekonomike në vend.

Ahmetaj tha ndër të tjera se ata duhet ta kuptojnë situatën me çmimet, pasi kjo po ndodh thuajse në të gjithë botën, ndikuar nga lufta në Ukrainë. Madje ai thotë se krahasuar me vendet e tjera, inflacioni në Shqipëri është shumë më i ulët.

“Rindërtimi është programi më social. Merrni edhe shembuj globalë, por keni edhe rastin tuaj. E mbani mend Shkodrën, e keni bastion. Premtuat se do ti dëmshpërbleni, nuk e bëtë dhe i dëmshpërblyem ne.

Mos u bëni migjenianë. Këtë punë e çmimeve duhet ta kuptoni. Janë konseguencë ndërkombëtare. Të gjitha vendet e rajonit dhe botës e kanë inflacionin në qiell, ne e kemi një ndër më të ulëtat.

Ne këtu duhet të kuptojmë qe ajo në Ukrainë nuk i ka efektet vetëm të sot. E ardhmja e Evropës dhe një pjese tjetër të globit nuk do ta kenë të thjeshtë sepse mungojnë të korrat. Dua që të jemi racionalë. A mund të bëjë qeveria më tepër? Po patjetër. Çfarë ka bërë qeveria? Ka hartuar programe sociale.

Nëse do të ketë nevojë, prapë do të bëjmë paketa sociale. Ndërtimet në infrastrukturë janë spektakolare”, u shpreh Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad