‘Ai ka zemrën e një lepurushi të trembur’! Cllevio Serbiano flet pas lirimit nga burgu: Situata ime me Noizyn është dashuri-urrejtje!

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reperi Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmetaj) ka folur pas lirimit nga burgu. Klevio ka deklaruar se situata e tij me reperin Noizy (Rigels Rajku) është dashuri-urrejtje. Ai po ashtu ka deklaruar se i ka propozuar Noizyt që të bëhen shokë, por ky i fundit nuk e ka pranuar. Gjithashtu, Klevio ka ironizuar Noizyn, duke thënë se e ka zemrën të butë si lepurush i vogël dhe i trembur.

“E pranoj që e kam thënë që do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po të kapa… Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je. Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri,” tha Klevio.

Si nisi sherri mes tyre?

Pas lirimit nga burgu, e i vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 36-vjeçari Kleviol Ahmeti ra në kontakt me një telefon dhe me rrjetet sociale. I rrëmbyer nga fama e momentit dhe paratë që gjeneronte nga live-t e shumta, nuk i kurseu as “armiqtë” e vjetër të grupit OTR. Shpesh herë ka ofenduar reperin Noizy, Rigels Rajkun dhe miqtë e tij, Dj Crax dhe Varrosin. Derisa mori një mesazh, të cilin e bëri dhe publik.

Burimi: Noa.al

Zjarr Tv Ad