“Ai nuk e dinte nga mund ta hante, unë të paktën e di”, çfarë deklaronte 4 vite më parë Saimir Tahiri

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Apeli i Gjykatës së Posaçme dha dënimin me burg për Saimir Tahirin. Ky lajm nuk u la pa u përmendur në emisionin “Zonë e Lirë”. Arian Çani kishte menduar që të vendoste një pjesë nga një intervistë me Saimir Tahirin në vitin 2018, kur sipas moderatorit, vetë ai e ka paralajmëruar ish-ministrin që të merrte masa.

“Si njeri narcist që jam që vdes ta shoh veten, i thashë Ledio, e vetmja gjë që mund të bëjmë është kontributi jonë për Saimir Tahirin, i thashë unë e kam paralajmëruar atë njeri që të merrte masat dhe ai s’më dëgjoi. Mbase sot s’do ishte brenda. Nuk më besoi atë kohë”, tha Çani.

Pjesë nga intervista më 20 Prill 2018

Saimir Tahiri: Qemal Stafa nuk e hëngri nga italianët, apo e dimë historinë gabim?

Arian Çani: Nga Enver Hoxha e hëngri, ai e spiunoi, ti e di!

Saimir Tahiri: Megjithatë ai s’e paska ditur nga mund ta hante, unë të paktën e di.

Arian Çani: Si ishte kjo se nuk e kuptova?

Saimir Tahiri: Qemali i shkretë nuk e dinte se nga do e hante.

Arian Çani: Që do e hante nga Enveri

Saimir Tahiri: Unë të paktën e marr me mend.

Arian Çani: Që do e hash nga Rama?

Saimir Tahiri: S’e besoj, as është e mundur.

Arian Çani: Nejse ti i përgatitur je për të gjitha rastet?

Saimir Tahiri: Për çfarë?

Arian Çani: Se jeta është e padrejtë dhe mund ta hash nga Rama.

Zjarr Tv Ad