Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar për hapjen e akademisë së barinjve, e cila u prezantua dje në Komisionin e Veprimatarisë Prodhuese nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
Përmes një postimi në Facebook, Korreshi nuk i ka kursyer ironitë për ministren për nismën që do të marrë qeveria, ndërsa pyet nëse do të rimbursohen edhe “gunat e leshit për barinjtë”.
“Hapet Akademia e Barinjeve! Pak dite me pare Kryebaresha me falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoj 100 vjetorin e Shkolles se Pare Bujqesore ne Lushnje. Paska qene me qitje te larget. Po kerkohen barinj dhe per te promuovuar kete nisme do hapim akademi. O zot o zot ku ka shkuar kjo bote. Ministre Bujqesie qe ka lindur ne Bllok vetem kjo qeveri mund te kete. Zonja ministreshe po guna leshi do ti rimbursoni per barinjte e rinj ??”, shkruan Korreshi.
Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja tha se Qeveria është në dijeni të problemit, që barinjtë janë duke e braktisur këtë profesion për të bërë punë më të lehta. Ndaj sipas saj kjo nismë, bëhet për të nxitur të rinjtë.