Një nga bashkitë më të varfra, Erion Isai i Kolonjës akordon mbi 8 milionë lekë për akomodimin dhe ushqimin e PIKTORËVE për 3 netë

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një artist i kupton shumë mirë sesi ndihen kolegët e tij dhe vështirësitë me të cilat ata përballen.

Një prej tyre është edhe Erion Isai, kryebashkiak i Kolonjës, ish-aktor i spektaklit të humorit “Portokalli”, i cili ka menduar për piktorët që do të marrin pjesë në një aktivitet artistik në Kolonjë. Kryebashkiaku i Kolonjës ka akorduar një fond prej 8 milionë e 569 mijë lekë të vjetra, të cilat do të përdoren për të akomoduar dhe për ushqimin e 40 piktorëve.

Nëse kjo do të ndodhte në një bashki me të ardhura të mëdha, gjithçka do të ishte normale, por kur kjo ndodh në një nga bashkitë më të varfra në vend, atëherë merr trajtën e një abuzimi me fondet.

Këto lekë mund të ishin përdorur për rikonstruktimin e ndonjë shkollë apo rregullimin e ndonjë rruge, ose fare mirë, mund të ishin përdorur për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë për festat e fundvitit, por jo. Erion Isai ka zgjedhur që me këto para të shtrojë dreka e darka për 40 kolegë të tij artistë, të cilët kanë edhe një menu shumë të pasur me ushqime të ndryshme.

Ky fond do të paguhet nga taksat e qytetarëve kolonjarë, të cilët mbase do të kenë mundësinë për t’i ndjekur nga afër këta piktorë, sigurisht, nëse do t’i lënë hallet mënjanë për të parë sesi shpërdorohen taksat e tyre.

Zjarr Tv Ad