Akciza e birrës/ Meta: Goditje e prodhimit vendas, në kundërshtim me direktivat e BE-së! Rrezikohet mbyllja e mijëra vendeve të punës

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar akcizën e birrës që parashikohet në paketën fiskale të vitit të ardhshëm, si goditje ndaj prodhimit vendas. Në një konferencë për mediat, ai deklaroi se ky akt është në kundërshtim me direktivat e Bashkimit Europian.

Meta: Të rrezikojë mbylljen e vendeve të punës, këtë e tyregon dhe paketa fiskale. E paimagjinueshme që në këto kohë të vështira, përpjekje skandaloze për ta falimentuar biznesin përmes frikësimit dhe shantazheve. Në pajetën fiskale është skandaloze të shohësh masa të tilla si dhjetëfishimi i gjobave. Në këto kushte papunësie, goditja e prodhimit vendas si heqja e akcizës për birrën, e cila është kundërvënie e direktivës së BE0së, jo vetëm që godet prodhimin vendas, por rrezikon mbylljen e mijhëra vendeve pune. Ky shqetësim është ngritur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, pasi kjo do të thotë asgjësimin e oprodhimit vendas, por hedhjen në rrugë të madhe të qytetarëve.

Meta i ka bërë thirrje qytetarëve që në këto kushte të vështira ku ndodhet Shqipëria, të ngrihen në protesta duke iu bashkuar tubimit më 12 nëntor.

Meta: Ata ia shesin energjinë shtetin 7 herë më lirë energjinë elektrike që prodhojnë se sa e importon Edi Rama nga jashtë. Nuk janë fitimet e tyre marramendëse, por është korrupsioni i bandës së Ramës. Ndërkohë që kemi këtë klimë represioni ndaj biznesit, ndaj prodhimit vendas, kemi njëkohësisht goditje të lirisë së medias, sidomos kur pasqyrojnë skandalet e qeverisë. Është momenti që qytetarët,. bizneset e ndershme që ndihen të kërcënuara nga ky sulm arbitrar dhe nga kjo politikë shantazhuese, është koha të reagojmë duke nisur me manifestimin e madh të 12 nëntorit.

Zjarr Tv Ad