Akomodimi i afganëve në konviktet e Qytet Studentit, zhgënjim i madh për studentët shqiptarë: Bravo që po nxisni të rinjtë të largohen nga vendi! Sa ishim ne aty nuk u interesuat fare

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zhgënjim tepër të madh ka shkaktuar zbrazja e konvikteve në Qytet Studenti, disa nga godinat e të cilit do të shërbejnë për akomodimin e afganëve.

Faqja “Studentët Denoncojnë” shkruan se sa ishin ata në godina askush nuk u interesua për gjendjen e tyre, por tashmë që po vijnë afganët po ndodh e kundërta.

Nga ana tjetër, ata akuzojnë qeverinë se me këtë mënyrë po i nxisin të rinjtë të largohen nga vendi, duke shtuar se qëllimi i saj është të largojë të rinjtë nga Shqipëria.

Postimi:

Po pastrohen Konviktet se do vinë afganët, ndërkohë sa kanë qenë studentët nuk u interesuan e nuk bënë asgjë për ta!

Bravo që po nxisni të rinjtë të largohen nga vendi, se qëllimi juaj ky është largimi i të rinjve nga Shqipëria!!

Rreth 2000 shtetas afganë pritet të strehohen në Shqipëri pas situatës së vështirë politike atje për shkak të marrjes në kontroll të vendit nga forcat Talebane. Rreth 300 shtetasit e parë pritet të mbërrijnë në Shqipëri ditën e nesërme. Sipas informacioneve të dhëna deri më tani, personat që do të vijnë janë njerëz me kontribut në jetën e përditshme të Afganistanit.

 

Zjarr Tv Ad