Vdekja e qytetarit duke pritur në radhë në spitalin e Beratit, PD sulmon qeverinë: Larguat mjekët nga Shqipëria, ju interesojnë vetëm koncesiont

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti tashmë i zgjedhur i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti ka sulmuar qeverinë pasi një qytetar humbi jetën ditën e sotme teksa priste në radhë për t’u vizituar në spitalin e Beratit.

Sipas Alizotit, kjo situatë është paralajmëruar prej kohësh nga ana e PD-së, pasi mjekët shqiptarë janë larguar nga vendi ynë, duke qenë se qeveria i ka lënë pa mbështetje.

Alizoti më tej shprehet se prioritet i qeverisë aktuale janë koncesionet dhe PPP-të, të cilat i kanë marrë frymën sistemit shëndetësor, ndërkohë qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Postimi:

Vdekja e të moshuarit në pritje të radhës pranë poliklinikës së Beratit është një fatkeqësi e paralajmëruar.

Në Shqipëri sistemi shëndetësor publik vuan nga mungesa e personelit shëndetësor, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore. Qytetarët duhet të presin orë e ditë të tëra në radhë për të marrë shërbim. Mungesa e mbështetjes ka larguar me mijëra mjekë dhe infermierë nga vendi, duke bërë që Shqipëria të ketë numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Eruopë.

Dhe kur prioritet janë PPP-të korruptive dhe koncesionet që i kanë marrë frymën sistemit shëndetësor, faturën e paguajnë qytetarët, të braktisur nga një pakicë e korruptuar që u merr çdo gjë, shpesh herë edhe jetën.

Shqiptarët nuk e meritojnë këtë regjim, ata meritojnë një qeveri që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh.

Diten e sotme ka humbur jeten tragjikisht shtetasi Luan Hysi, rreth 65 vjeç. Ai ishte me dializë dhe kishte shkuar në polioklinikë për të marrë ilaçet dhe për të kryer një vizitë, ku dhe ndërroi jetë teksa priste në radhë.

Zjarr Tv Ad