Aksident automobilistik në Elbasan, 43-vjeçari në gjendje të dehur përplas makinën e një vajze

0
1059
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan mëngjesin e sotëm, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Policia bën me dije se shtetasi Lulëzim Kasa, 43 vjeç, banues në Belësh drejtuar mjetin tip “KIA” me targa AA 052 BF, në aksin rrugor Cërrik – Belësh në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip një mjet veturë me targa AA 825 FZ drejtuar nga K.B, 21 vjeçe banuese në Belësh.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit me targa AA 052 BF, si dhe B.T, 22 vjeçe dhe A.B, 18 vjeçe të cilat ishin pasagjere në mjetin me targa AA 825 FZ.
Ata janë dërguar në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia ka prangosur drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin, Lulëzim Kasën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”

Zjarr Tv Ad