Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Berat. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, në rrugën e re në lagjen “Çelepis”.
Mjeti,tip “Fuoristradë” me targa AA 661 ZD, ka goditur një të moshuar që qarkullonte përpara tij me biçikletë. I moshuari është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës, ku përfundoi pas përplasjes së rëndë. I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, e fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.