Do mbajnë radhë kriminelët e botës për të investuar në Shqipëri, do kacafyten për pasaportën shqiptare

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Grigels Muçollari.

“I am from Albania”: kështu do të thonë mafiozët kur të kalojnë në hapësirën Shengen me pasaportë shqiptare në dorë.

Si fillim, qeveria do t’i shqiptarizojë me shpejtësi. Do t’u mësojë të votojnë PS që në 8 të mëngjesit të zgjedhjeve. Do t’u japin komente të gatshme në shqip, ku lavdërohet Rama, Veliaj dhe Balla.

Po cilat janë kriteret e dhënies së shtetësisë shqiptare?  Ja disa:

Kush është trafikant e mashtrues do jetojë në Tiranë si ndërtues. Kush namin ka si mafioz, do paraqitet si investitor serioz.

Qeveria ka marrë përsipër një mision higjienik, të pastrojë paratë e krimit ndërkombëtar. Kush i ka të pista, do e bëjnë shqiptar. Shqiptar me letra. Do të mbajnë radhë të gjithë kriminelët e botës për të investuar në Shqipëri. Do tëkacafyten për pasaportën shqiptare sporteleve të gjendjes civile.

Ndonjëri mund të bëjë edhe martesë për letra. Shqipëria e Ramës, Toka e Premtuar e kriminelëve. Ju duket shaka?!

Një kryeministër që largon mjekë për të marrë trafikantë, çfarë është, i shitur apo i blerë?

Një shtet, që për të marrë një pasaportë shqiptare, ua nxin jetën emigrantëve dimër e behar me procedurat e veta të stërzgjatura, me ditë të tëra në pritje, sorollatur nga një zyrë në tjetrën, si në Shqipëri dhe në konsullatat e saj jashtë.

Një shtet që për para i shet amnisti kriminelëve. Një shtet që për para shet pasaportën e tij.

Turp o faqezinj!

Zjarr Tv Ad