Aksident i r*ëndë në Gjermani/ Humbin jetën tre shqiptarë anëtarë të një familje…

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i r*ëndë ndodhi gjatë ditës së sotme, në autostradën federale mes Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg në Gjermani, ku kanë humbur jetën 3 shqiptarë me origjinë nga Kosova. Ka qenë një makine tip “Audi” që është p*ërplasur me një kamion pak para orës 9.00.

Për pasojë, kanë humbur jetën 3 persona, anëtare të një familjeje, që gjendeshin në makinën “Audi”. Sipas mediave të Kosovës, bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë i Ferizajt, që jetonin në Schafhausen të Zvicrës.

Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet, që i kishin kaluar në Kosovë. Ak*sidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës. Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është p*ërplasur ballë për ballë, me kamionin që po afrohej.

Është dashur ndërhyrja e z*jarrfikësve, për të nxjerrë trupat nga makina e shk*atërruar. Albinfo.ch shkruan se; në vendin e ngjarjes, ndërruan jetë menjëherë një djalë 12 vjeç, si dhe një 35-vjeçar. Pak më vonë, ndërroi jetë në spital edhe një 18-vjeçar, që sipas burimeve, është djali i vëllait të 35-vjeçarit.

Bashkëshortja e 35 vjeçarit, edhe kjo rreth të 30-ave është në gjendje kome. Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës “Audi”, kanë pësuar gjithashtu lëndime të r*ënda. Ndërsa drejtuesi i kamionit, është lënduar lehtë. Rruga u mbyll për orë të tëra, për nxjerrjen e personave dhe më pas për hetimet e policisë.

Zjarr Tv Ad