Aksident i rëndë në Sukth, makina përplas për vdekje këmbësorin

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Sukth, ku një makinë ka përplasur për vdekjen këmbësorin J.P, 67 vjeç. Burimet bëjnë me dije se këmbësori ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shtetasi A.S. 34 vjeç, banues në Durrës. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

“Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:15 , në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit , shtetasi A.S.,  34 vjeç , banues në Durrës , duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad