Aksident me 3 vajza të plagosura nga Kosova në aksin Tapizë-Derven

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Krujë – Një aksident me tre vajza të plagosura, të trija nga Kosova, ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Tapizë – Derven. Plagosja ka ardhur si pasojë e përplasjes me një makinë tjetër. Tre të plagosurat janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranës. Ato janë: A.R, 20 vjeçe, Xh.Sh, 30 vjeçe dhe M.M, 23 vjeçe,

Policia e Krujës dha një informacion paraprak që thoshte:

“Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A.Sh, dhe F.K.  Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”

Zjarr Tv Ad