Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mëngjesin e kësaj të hëne është rregjistruar një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, në krahun lëvizës nga qyteti bregdetar në drejtim të kryeqytetit.
Si pasojë e lagështirës, një automjet i tonazhit të rëndë humbi kontrollin duke u përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Nga aksidenti, mjeti i rëndë rrezikoi edhe makinat e tjera që kalonin në kahun e kundër të lëvizjes, ku për fat të mirë nuk kishte të lënduar në njerëz.
Mësohet se mjeti me targa AA 588 PF, kishte vetëm dëmtime, ndërsa menjëherë shkoi polica për të hetuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Si pasojë e këtij aksidenti, rruga u bllokua nga trafiku i rënduar duke krijuar radhë të gjata makinash.