Aksidentet rrugore vijojnë të vrasin moshat e reja në Shqipëri

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksidentet rrugore vijojnë të vrasin moshat e reja në Shqipëri. Sipas shifrave të INSTAT gjatë muajit janar të këtij viti u shënuan 20 aksidente më pak se i njëjti muaj i 2018-ës. Kështu nga 134 aksidente rrugore të ndodhura vitin e kaluar numri i tyre ka rënë në 104.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është shënuar kryesisht nga moshat e reja 25 –35 me një rritje me 30,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave ajo që bie në sy është fakti se nga të aksidentuarit gjatë muajit të parë të vitit ka një rritje të atyre me pasojë vdekjen krahasuar me 2018-ën

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore gjatë janarit krahasuar me janarin e vitit të kaluar ka ndodhur në Lezhë e më pas në Fier.  Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë.

Zjarr Tv Ad