Aksidenti i 3 të miturve, të afërmit: Po mblidhnin skrap për bukën e gojës, babai ka dalë të kërkojë borxh për operimin e të birit

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre fëmijët të cilët u aksidentuan dje ne Lezhë me triçikël kanë qenë duke mbledhur skrap për të siguruar bukën e gojës. Dy prej tyre kanë dalë nga spitali, ndërsa tjetri është shume i sëmurë. Familja e tij apelon për ndihmë sepse nuk kanë mundësi financiare për të kryer operacionin në këmbë i cili është lënë për ditën e martë. Babai Fatmir Zakaj ka dale duke kërkuar borxh për të operuar djalin e tij.

Në familjen Zakaj lexohet qartë varfëria, sipas banorëve që jetojnë ngjitur ata jetojnë me qira në një apartament të zhveshur thuajse tërësisht, ndërsa shprehen se nuk kanë asnjë të ardhur përveç mbledhjes së skrapit apo lëmoshës së kërkuar në rrugë.

“Babai i djalit sështë këtu, ka shku tu kërku lekë borxh për operimin se i kanë kërku lekë. Nuk kanë lekë për bukë, janë gjynah”, thotë një fqinje.

Ndërsa djali tjetër i familjes, i përfshirë në aksident tregon se si u aksidentuan nga mjeti dhe thotë se kishin dalë për skrap siç e citon ai ‘për bukën e gojës’. Isha në tricikel, te karroca, na ra fort makina dhe na iku timoni”, thotë ai.

I pyetur nëse është aksidentuar  vetë dhe vëllai ai u shpreh: Vallaj pak po, kemi dalë për copën e bukës (tregon vendin ku është aksidentuar). Kam qenë në spital dhe unë, edhe ai shoku jonë, na mori ambulanca. Vëllai do bëhet operacion të martën. Skena lekë për operacionin”.

Ndërkohë halla e fëmijës së dëmtuar më rëndë bën apel që t’ia ndihmojnë vëllain për të operuar të birin i cili ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore në spital.

“Djali i vëllait tim është shumë keq dhe na kanë thënë me e fut ne operim po ne skemi lekë, jemi copë-copë. Edhe fëmijët që kanë dal me triçikël kanë dalë me mbledh hekura e kanë pësu aksidentin, për bukë. Vëllai im ska asnjë të ardhur, jetojnë me qira këtu. Ne kërkojmë me na ndihmu djalin me e fut në operim. Të paktën tia shpëtojnë jetën. Në spital të Lezhës e kemi dhe të martën e fusin në operim se s’kena lekë me bo operacikonin. Baba i vet ka dalë me kërku lekë, kush e ndihmon, e ndihmon. Në dorë të zotit jena”, thotë ajo.

Tre të miturit u përplasën ditën e djeshme në Lezhë nga një makinë ndërsa po lëviznin me një mjet motorik triçikël.

Zjarr Tv Ad