Aksidenti i djeshëm në Rrugën e Kombit, këta janë dy vëllezërit nga Kosova që vdiqën tragjikisht

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme, 18 tetor në Tunelin e Kalimashit i mori jetën dy vëllezërve nga Kosova. Bëhet fjalë për Sadik Osmanin dhe Nesret Osmani të cilët nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra nga aksidenti ku të plagosur mbetën edhe tre persona të tjerë. Djali i njërit prej viktimave ka njoftuar në Facebook humbjen e dy personave të dashur.

“Me pikëllim të thellë dhe me lot në sy ju njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se: dje si pasoj e një aksidenti të trafikut, në rrugën e Kombit kanë ndrruar jetë më të dashurit tanë, babai im Sadik dhe axha Nesret Osmani (Allahu i mëshiroftë). Djemtë e haxhi Sabit Osmanit Kravaricë-Gjilan. Ne nuk themi vetëm se atë që e kënaq Allahun Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Për varrimin ju informojmë më vonë”, shkruan ai.

Njoftimi i policisë për aksdentin:

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zjarr Tv Ad