“Po të përdor Saliu”/ Bardhi dhe Balla replika jashtë Kuvendit: Taulant ty të kanë shfrytëzuar bandat dhe s’kemi thënë gjë o burrë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi fliste me gazetarët jashtë sallës së Kuvendit dhe sulmonte maxhorancën, ka ndërhyrë ministri Balla.

Ky i fundit ka replikuar me Bardhin, ndërsa ka pohuar se demokrati po përdorej nga ish-kryeministri Berisha.

“Po të përdor Saliu”, tha Balla, ndërkohë që Bardhi ia ktheu me zë të lartë duke vijuar akuzat; O Taulant ty të kanë shfrytëzuar bandat, s’kemi thënë gjë o burrë”.

Zjarr Tv Ad