Opozita bllokoi sallën e Kuvendit/ Bardhi: S’do të donim kurrë që të shkonim te kjo formë, por…

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka treguar se situata në Kuvend është anormale, pasi sipas tij mazhoranca i ka mbyll opozitës çdo rrugë institucionale brenda Kuvendit.

Bardhi u shpreh se mazhoranca ka rrëzuar 3 kërkesa të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore pa dhënë asnjë shpjegim publik.

Ai theksoi se janë detyruar të mos lejojnë zhvillimin e seancës plenare, duke shtuar se “nuk do donim të shkonim në këto vendime”.

Gazment Bardhi: “Është një situatë anormale, janë rrëzuar 3 kërkesa për ngritjen e Komisioneve Hetimore pa dhënë asnjë shpjegim publik, Pse nuk lejojnë kontroll parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, për 4 kontrata koncesionare në shëndetësi, për vendimmarrjet e pushtetit ekzekutiv në kushtet e konflikti të interesit, pse opozitës nuk i lejohet të bëjë propozimin e anëtarëve që dëshiron në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Rruga ku është përfshirë mazhoranca gjatë kësaj kohe, gjatë këtyre 2 viteve jemi marrë me veten, jemi detyruar që sot të nxitur të kryejmë një veprim për të mos lejuar zhvillimin e seancës plenare.

Kur ti opozitës i mbyll çdo rrugë për të vepruar sipas Kushtetutës, Kuvendi nuk mund të zhvillojë veprimtari normale.

Nuk do donim të shkonim në këto vendime por jemi të detyruar pasi na është mbyllur çdo rrugë institucionale brenda Kuvendit.

Zjarr Tv Ad