Aksidenti në Arrëz të Devollit/ Lihet i lirë shoferi ku humbi jetën mësuesja

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit të Korçës ka lënë të lirë shoferin e makinës, që shkaktoi aksidentin fatal në fshatin Arrëz të Devollit ku humbi jetën mësuesja, Luiza Dule 48-vjeçe.

Ndaj shtetasit Çlirim Hoxha, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën arrest me burg, ndërsa Apeli e la të lirë me kusht garancinë pasurore prej 3 mln lekë të vjetra.

Aksidenti i rëndë ndodhi në datën 19 dhjetor të 2018 , ku mjeti tip “Range-Rover” me targa AA 112 CA  ku udhëtonin 7 persona, u përmbys në rrugë dhe për pasojë humbi jetën mësuesja, u plagos infermierja bashkë me pesë persona të tjerë.

 

Zjarr Tv Ad