Aksidentohen dy makina në Elbasan, automjeti bëhet copash në anë të rrugës. Plagoset njëri prej shoferëve

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur sot në Elbasan, ku janë përplasur dy automjete dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një pëson.

Blutë bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, ku automjeti me drejtues shtetasin me iniciale Gj. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin ne iniciale K. K., 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 32-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, automjeti me drejtues shtetasin Gj. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Gj. Z., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin K. K. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Ad