Aksidentohet minatori në minierën në Martanesh, merr dëmtime në këmbë, trup e kokë! E nisin me helikopter drejt Traumës

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një minator është i plagosur rëndë në galeritë mineralmbajtëse të Krastës në Martanesh.

Maksim Beça raportohet se ka marrë dëmtime të rënda teksa punonte në thellësitë e nëntokës dhe nxjerra e tij nga galeria është bërë e mundur nga minatorët e subjektit privat.

56 vjeçari nga Bulqiza ka marrë dëmtime në këmbë, trup dhe këmbë. Ai u dërgua në spital në Bulqizë por u nis me helikopter drejt Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

 “Rreth orës 14.00., në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit,  Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B.,  rreth 56 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, informon policia.

Hetuesit kanë sekuestruar dokumentacionin e firmës minerare si dhe kanë marrë në pyetje drejtues, specialistë dhe punëtorë të subjektit privat.

Disa ditë më parë një minator tjetër u plagos në minierat e Bulqizës.

Zjarr Tv Ad