Aksidentoi çiftin Konomi te vijat e bardha, Prokuroria dërgon në gjyq çështjen ndaj Ajas Sulejmanit

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq çështjen ndaj Ajas Sulejmanit, përgjegjës për aksidentin te vijat e bardha te çiftit Konomi që po kalonin rrugën me karrocën me foshnje.

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për gjykimin e dënimin e Sulejmanit me tre akuza: vepër me pasojë plagosje, drejtim i makinës në gjendje të dehur dhe largim nga vendi i aksidentit.

Sipas ligjit, kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet. Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet. Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Aktualisht Sulejmani ndodhet ne masën e sigurisë arrest shtëpie.

Nga aksidenti nuk u shënuan viktima, por mbeten të dëmtuar tre pjesëtarët e familjes Konomi. Familja Konomi me deklaratë noteriale në gjyq ka falur Sulejmanin duke mos pasur asnjë pretendim ndaj tij.

Zjarr Tv Ad