Aksioni i IKMT në Jalë, banorët konfliktohen me policinë

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

IKMT ka nisur që në orët e para të mëngjesit aksionin për shembjen e 7 ndërtimeve pa leje në Jalë, një gjë e tillë është kundërshtuar nga banorët e zonës, të cilët janë konfliktuar me policinë.

Kështu ka pasur edhe përplasje mes pronarëve dhe forcave të shumta të policisë që ndodhen në vendin e ngjarjes, ku nuk ka munguar tensioni dhe ulërimat nga banorët e zonës.

Pavarësisht tensionit të krijuar mjetet e rënda kanë vazhduar punën për shembjen e ndërtesave pa leje.

Banorët janë ankuar, pasi nuk janë njoftuar për një vendim të tillë, ndërsa janë shprehur se dhomat janë ende me pushues.

Mes tensionit dhe dhimbjes që ndërtesat të cilat i kanë ndërtuar me mund po u shembet, një prej banorëve nuk kursen dhe ironinë. “Bravo shteti shqiptar që po kapni kriminelët. U lumtë, a keni gjak a keni cipë? S’jemi kriminelë, i kemi bërë me djersët e ballit.

Zjarr Tv Ad