Aksioni opozitar, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbledhur në selinë blu, aleatët opozitarë.

Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 13.00, ndërkohë që do të diskutohet lidhur me aksionin e mëtejshëm opozitar, pas djegies së mandateve të deputetëve.

Në takim ka shkuar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ai i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Agron Duka i Agraro Ambientalistëve.

Sakaq rreth orës 17.00 të pasdites së sotme është parashikuar një takim i Bashës me kryetarët e degëve të Tiranës.

Këto lëvizje vijnë lidhur me protestat e paralajmëruara të opozitës.

Zjarr Tv Ad