Presidenti Meta apel politikës: Tregohuni të përgjegjshëm

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri apel të fortë ndaj klasës politike, e cila sipas tij, duhet të tregohet më përgjegjshme për veprimet që ndërmerr.

Ai këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e bekimit të gurit të themelit të spitalit “Zonja e Këshillit të mirë” në Tiranë.

Kreu i shtetit mes tjerash u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka që të frenojë largimin e të rinjve dhe të rejave nga vendi, por  theksoi se duhet të krijohen me patjetër kushte dhe mundësi më të mira në vendin ku janë lindur dhe rritur.

“Ndërtimi i këtij spitali mjaft të rëndësishëm përbush edhe një amanet të Nënë Terezës.Ky çast është dëshmi e frymëzimit të veprës së shenjtores Nënë Tereza, pasi ajo iu shërbeu të gjitha atyre që vuanin. Ngjarja e sotme është dëshmi e vëmendjes së vazhdueshme të Selisë së Shenjtë të dhënë për Shqipërinë.

Në ndjehemi të bekuar për lutjet hyjnore të Papa Franceksut për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë. Mesazhet e lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe për bashkëjetesë janë aktuale për shoqërinë tonë, për politiken dhe politikanët, për përgjegjësitë e mëdha dhe historike që ata të tregojnë në çdo vendim që ata marrin në interes të së ardhmes europiane.

Dua të bëjmë gjithçka për të realizuar atë porosi të veçantë të Papa Franceskut, që Shqipëria të mos vuajë nga dimri demografik i Europës, por t’i mbajë të rinjtë këtu duke ofruar edhe më shukë shpresë edhe më shumë mundësi. Mirënjohje të thellë për Papa Françeskun”, tha mes tjerash Meta.

Zjarr Tv Ad