Aktivistët nuk u lejuan të merrnin pjesë në komision, rrëzohet dekreti i Metës për Butrintin

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste ka rrëzuar në komisionin e Ekonimisë dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të ligjit të Burtrintin, i cili do të jepët me koncesion  nga qeveria. Diskutimi i dekretit u shoqërua me debate në komision mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Në përfundim të mbledhjes së komisionit të Ekonomisë, vetëm me votat e mazhorancës dekreti i Presidentit u rrëzua.

Kujtojmë se kreu i shtetit e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit pasi, sipas tij, cenon Kushtetutën dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Presidenti i Republikës u shpreh se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, “duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje.”

Zjarr Tv Ad