Aktivisti i nxori premtimin e 2013, Rama nervozohet keq, ndërhyn moderatori: Mos harro që ke vendosur që të jesh i qetë, të ka hipur damari

0
622
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”, për të folur për çështjet aktuale që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kryesisht rritja e çmimeve. Në panel me të, ka qenë dhe aktivisti Adriatik Lapaj. Teksa diskutonin, Lapaj i ka nxjerrë Ramës një premtim të 8 viteve më parë, kur ai erdhi në qeveri në 2013. Kjo ka nxitur përgjigjen e Kryeministrit dhe replikat mes të dyve, aq sa në një moment Edi Rama është “nxehur” dhe moderatori Arian Çani i ka kërkuar të qetësohet.

Ramë, Ramë, mos harro që ke vendosur që të jesh i qetë”, i tha Çani Kryeministrit.

Debati i plotë:

Rama: “Meqë vure atë audion e para 8 viteve kur ne ishim akoma në opozitë, ndërkohë që ka eksperiencë dhe prova. Ne jemi vendi që kemi më shumë prdukte të përjashtuara nga TVSH, ka shumë përjashtime nga TVSH-ja në Shqipëri”.

Lapaj: “Buka që është kryesorja nuk është”.

Rama: “Një minutë mor një minutë, se ka arsye. Qëllimi ynë kryesor është që të mos mbesim në rishpërndarjen e të ardhurave që mbetet po ajo dhe nuk rritemi dot, por të rrisim produktivitetin. Po nuk e bëmë këtë ne nuk mund të ecim përpara, dhe riqarkullojmë paranë në një qarkull vicioz. Çurçili thotë që mendim nuk ndryshojnë vetëm budallenjtë”.

Lapaj: “Çurçilli thotë dhe një gjë tjetër, që nuk kam parë asnjë politikan që të konsumojë gënjeshtra dhe të bëhet me dhimbje stomaku”.

Rama: “Një sekondë, një sekondë, kur të dilni atje poshtë citojeni si të doni, me mua je këtu përballë”.

Çani: “Ramë, Ramë, mos harro që ke vendosur që të jesh i qetë”.

Rama: “Kur të dilni atje shani si të doni, kurse këtu mua në sy gënjeshtar nuk më quan dot. Unë nuk jam politikan”.

Lapaj: “Unë kam qenë 7 vjeç kur ke qenë ti kryeministër, ti je në moshën e babait tim, dhe ata që janë në moshën e babait tim i dua shumë”.

Rama: “Unë kam respekt për ty, por kur hyre këtu mu kujtove që angazhohesh me çështjet e turizmit, për nxjerrjen e gomave nga deti”.

Çani: “E sheh që nuk je më i qetë, të ka hipur pak Damari”.

Rama: “E kam problem këtë historinë, politikanët, politikanët”.

 

Zjarr Tv Ad