Xheni Karaj, aktivistja e njohur që përfaqëson komunitetin LGBTQ+ ishte e ftuar në emisionin “Live from Tirana”.
Ajo foli për një nga deklaratat e Luizit që u diskutua shumë. Kur banorët po diskutonin për martesat e së njëjtës gjini, Luizi u shpreh që Zoti krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Hasanin.
Si e ka parë nga jashtë Xheni këtë batutë të Luizit i cili kërkoi falje?
Xheni: Fakti që vetë produksioni reagoi është për t’u vlerësuar. Falja e Luizit është gjithashtu e rëndësishme sepse jep mesazhin që duhet të tregohemi të kujdesshëm me gjuhën që përdorim.
Personazhet publikë zakonisht frymëzojnë, japin shembuj dhe mendoj që është mirë që aty brenda të reflektojnë dhe të kthehen në shembuj të mirë. Aty ka shumë probleme në mënyrën e artikulimit të mendimeve në përgjithësi.
Më ka shqetësuar seksizmi që vazhdimisht ushtrohet nga meshkujt kundrejt grave. Pesha trupore që është përmendur disa herë, duke e ditur që jashtë ka të rinj që kanë probleme me anoreksinë dhe buliminë.
Mendoj që disa banorë janë pak më në ekstrem se të tjerët por të përfshirë në mesele, pak fajtorë në mënyrën se si flasin dhe komunikojnë me njëri-tjetrin. Në të gjithë atë diskutim, ku shumë banorë folën ajo që më shqetësoi nuk është mendimi kundër.
E dimë që nuk ka dashuri për personat e komunitetit LGBTQ+. Unë e kam thënë ai është një njeri mizogjen, seksist, mashtrues, ka të gjitha tiparet e një personi që unë do ta mbaja shumë larg jetës time.
Shqetësues në atë diskutim nuk është mendimi ndryshe por mënyra si artikulohet. Kur ne flasim për komunitete të ndryshme, duhet të ruajmë etikën dhe të mos i ofendojmë apo të krijojmë steriotipe.
Stereotipi që u krijua është që personat homoseksualë nuk krijojnë familje. Shoqet e mia të ngushta janë lezbike, kanë krijuar familje dhe sot kanë fëmijë. Ideja është që të mos të japim informacione jo të sakta.