Aktori i madh Zef Deda feston ditëlindjen, Juli i bën urimin që të gjithë prindërit do ta donin: Je i mirë shumë Babush, të du fort artist!

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i madh i humorit Zef Deda, feston sot ditëlindjen e tij  dhe nuk kishte si të mungonte urimi i të birit. Nëpërmjet një fotoje, Juli e uron të atin për 71-vjetorin e tij dhe i dedikon atij fjalët më të ëmbla, që çdo prind do dëshironte që t’i lexonte.

Ashtu si dhe Juli e thotë, brenda aktorit fshihet një uragan me energji, pozitivitet dhe me dëshirë për të jetuar në maksimumin e saj, tamam si një 71-vjeçar që i ka ndërruar vendin numrave.

“Kujdes, mos u genjeni nga kjo fytyre, ne pamje te pare e qete. Brenda saj fshihet nje uragan me energji, me pozitivitet dhe me deshire per ta jetuar jeten ne maksimumin e saj. Keshtu ka qene gjithmone dhe vazhdon te jete dhe sot, tamam si nje 71 vjeçar qe i ka nderruar vendin numrave. Je i mire shume Babush, per mua je me i miri. Edhe 100 vite te tjera te uroj, shendet te plote dhe shijoje jeten, sepse e meriton…! Te du fort artist…!”, shkruan  aktori Julian Deda.

 

Zjarr Tv Ad