Aktorja e njohur i nxjerr Putinit gishtin e mesit gjatë ceremonisë së BAFTA Awards

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja australiane Rebel Wilson ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë ceremonisë vjetore të BAFTA Awards.

Putin është përballur me kritika intensive javët e fundit për pushtimin e Ukrainës. Mijëra njerëz mendohet se janë vrarë deri më tani në luftime dhe agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se 2.6 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga 24 shkurti.

Në një moment, kur shpjegoi sesi performanca e këngëtares Emilia Jones do të shoqërohej nga dy përkthyes të gjuhës së shenjave dhe dallimet mes tyre, Wilson tha: “për fat, në të gjitha gjuhët e shenjave, ky është gjesti për Putinin” përpara se të nxirrte gishtin e mesit.

Publiku e mbështeti me duartrokitje të rrëmbyeshme. Kjo nuk ishte referenca e vetme për konfliktin që u bë gjatë ndarjes së çmimeve.

Drejtuesi i BAFTA-s, Krishnendu Majumdar, hapi ceremoninë duke thënë: “së bashku me kolegët tanë në Akademinë e Filmit të Ukrainës, ne qëndrojmë në solidaritet dhe shpresojmë për një kthim në paqe”.

“U jemi jashtëzakonisht mirënjohës gazetarëve që mbulojnë Ukrainën, shumë prej të cilëve janë anëtarë të BAFTA-s,” shtoi ai. “Lutjet tona janë me popullin e Ukrainës, si dhe me ata të prekur nga konflikte të tjera në mbarë botën.”

Zjarr Tv Ad